Përdorime të drejta apo të gabuara? ناشر الموضوع: Ledja
| Ledja المملكة المتحدة Local time: 13:07 أنجليزي إلى ألباني + ...
Më kanë vrarë veshin herë pas here disa terma të përdorur dendur nga media shqiptare kohët e fundit dhe desha të ngre diskutimin këtu nëse ju duken apo jo të saktë në aspekte të ndryshme, jo thjesht gramatikore. Nuk më vijnë të tërë në mend për momentin, por do t'i rikthehem temës kur të has të tjerë; për sot, ja dy të tillë:
1.
SHBA-të (dhe me radhë: SHBA-ve etj.)
Mua më duket krejtësisht i pasaktë ky lloj përdorimi i mbaresës me vizë... See more Më kanë vrarë veshin herë pas here disa terma të përdorur dendur nga media shqiptare kohët e fundit dhe desha të ngre diskutimin këtu nëse ju duken apo jo të saktë në aspekte të ndryshme, jo thjesht gramatikore. Nuk më vijnë të tërë në mend për momentin, por do t'i rikthehem temës kur të has të tjerë; për sot, ja dy të tillë:
1.
SHBA-të (dhe me radhë: SHBA-ve etj.)
Mua më duket krejtësisht i pasaktë ky lloj përdorimi i mbaresës me vizë lidhëse në këtë rast. Si mund të thuhet "Shtetet e Bashkuara të Amerikave"??? Mbaresa i përket thjesht emërtimit të shkurtuar dhe pikërisht shkronjës A, pra A-ja, A-së etj. Në rast të kundërt, duhet thënë gjithashtu OKB-të, apo jo?
Me sa di unë, rregullat e shkrimit nuk kanë ndryshuar nga ato që janë parashtruar këtu:
http://www.drejtshkrimi.net/ndaras/068
"emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave etj.; viza lidhëse në këtë rast vihet midis tyre dhe nyjës së prapme ose mbaresës:
SMT-ja e Lushnjës, punonjësit e NB-ve, Komiteti Qendror i BRPSH-së, sesioni i 28-të i OKB-së, Shtabi i ABD-së, korrespondentët e ATSH-së, nëpunësit e PTT-së, oxhaku i TEC-it, anëtarët e BRASH-it, rregullorja e FIFA-s etj."
2.
Që nga koha e zgjedhjes së presidentit aktual amerikan, standardi i emërtimit të etnisë së tij ka qenë: "me ngjyrë". Nuk e di në e kanë dhe të tjerë shqiptarë në diasporë këtë ndjesi, po mua personalisht më skandalizon ky term. Është përshtatur në shqip nga një burim fjale që në anglisht konsiderohet ofendues dhe demode.
http://oxforddictionaries.com/definition/english/coloured
Për më tepër, ja një artikull paksa i vjetër (2006), por mëse qartësues:
http://news.bbc.co.uk/1/hi/magazine/6132672.stm
Mua më rënë në një numër rastesh të përkthej listën e etnive në formularë të ndryshëm dhe nuk do ta përktheja kurrë "black" në këtë mënyrë.
Ç'ofendim mund të paraqesë fjala e përdorur historikisht në fjalorin tonë (dhe artikujt më poshtë):
ZEZAK m. sh.
Njeri i racës së zezë. Zezakët e Afrikës. Lufta e zezakëve. Të drejtat e zezakëve.
ZEZAK mb.
1. Që është i racës së zezë, që i përket racës së zezë (për njeriun). Popullsia
zezake. Punëtorët zezakë. Udhëheqës zezak.
2. Që u takon zezakëve, që është për zezakët; që bëhet nga zezakët. Getot
zezake. Lëvizja zezake.
http://www.albinfo.ch/jeta-në-zvicër/shkurtch/pse-të-bardhët-vrapojnë-me-ngadalë-ose-pse-zezakët-vrapojnë-më-shpejt-83835
http://albanian.irib.ir/lajme/politike/item/101574-zezaket-amerikane-gjithnje-e-me-te-diskriminuar ▲ Collapse | | | Dr Luka ألبانيا Local time: 14:07 أنجليزي إلى ألباني Re:Përdorime të drejta apo të gabuara? | Dec 29, 2019 |
Ky është një problem që shumë veta e anashkalojnë. Problemi është si në institucione ashtu edhe në media një shpjegim për këtë është një artikull interesant SHBA-të apo SHBA-ja pra nga momenti që përmendet si një trup i vetëm merr prapashtesën ja, së. | | | لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع » Përdorime të drejta apo të gabuara? Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
| Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |