Martin Gjataj: Avantazhet dhe disavantazhet e anglicizmave në letrat dhe emailet zyrtare
ناشر الموضوع: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
كندا
Local time: 08:05
عضو (2008)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
Sep 6

Përshëndetje,

Meqë në këtë forum shqiptar kolegësh nuk ka patur prej kohësh prurje të reja, po përpiqem që t'i gjallëroj këto bashkëbisedime e shkëmbimet e ideve sipas rastit.
Më poshtë një shkrim në lidhje me përdorimin e anglicizmave në letrat dhe mesazhet elektronike zyrtare në botën shqiptare. Eshtë një shkrim me shembuj të shumtë praktikë dhe një bibliografi të pasur në fund.

"Gjuha zyrtare, si forma më intelektuale e komunikim
... See more
Përshëndetje,

Meqë në këtë forum shqiptar kolegësh nuk ka patur prej kohësh prurje të reja, po përpiqem që t'i gjallëroj këto bashkëbisedime e shkëmbimet e ideve sipas rastit.
Më poshtë një shkrim në lidhje me përdorimin e anglicizmave në letrat dhe mesazhet elektronike zyrtare në botën shqiptare. Eshtë një shkrim me shembuj të shumtë praktikë dhe një bibliografi të pasur në fund.

"Gjuha zyrtare, si forma më intelektuale e komunikimit, kërkon zbatimin e standardit gjuhësor. Si e tillë, ajo vjen e pastër, e pa mbingarkuar me terma të panevojshëm, e kuptueshme, pa ambiguitete (dykuptimësi) dhe direkte në mesazhin e përcjellë. Ky komunikim, si qëllimi kryesor, vjen nëpërmjet leksikut, frazave e shprehjeve gjuhësore me karakter serioz, i shprehur nëpërmjet gjuhës standarde, të shkruar në këto letra zyrtare.

Pikërisht, këtë gjuhë të përdorur sot në letrat formale (zyrtare), të prezantuar në këtë artikull, do ta analizojmë nga këndvështrimi i përdorimit të fjalëve të ardhura nga anglishtja. Ky fakt sot, më tepër se kurrë, është bërë pjesë e pashmangshme në ligjërim dhe ka filluar të uzurpojë (zaptojë) edhe letrat zyrtare siç janë: kërkesat zyrtare, emailet zyrtare, letrat e rekomandimit, letrat e motivimit etj. Si rezultat i globalizimit, edhe tek letrat zyrtare, formale, anglishtëzimi apo futja e anglicizmave, jo vetëm që e rëndon, e vështirëson komunikimin shqip, por sjell anomali në të kuptuar dhe vlerësuar kuptimësinë apo substancën e tyre, duke zbehur dukshëm komunikimin zyrtar e duke cënuar standardin gjuhësor të tyre. Një analizë gjuhësore e tyre, si edhe avantazhet e disavantazhet në përdorimin e anglicizmave, do të na vërë para provave e fakteve të përdorimit të tyre, në mënyrë që të dimë të këmbëngulim në përdorimin e standardit si forma më e arrirë e komunikimit zyrtar."

https://www.fjalaelire.com/post/martin-gjataj-avantazhet-dhe-disavantazhet-e-anglicizmave-në-letrat-dhe-emailet-zyrtare

Marrë nga "Fjala e lirë"
https://www.fjalaelire.com

[Edited at 2024-09-06 14:41 GMT]
Collapse


 


لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى
للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع »


Martin Gjataj: Avantazhet dhe disavantazhet e anglicizmave në letrat dhe emailet zyrtare






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »