LUAN RAMA: Ja që poezitë e Omar Khajamit mund të lexohen dhe në shkodranisht
ناشر الموضوع: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
كندا
Local time: 08:05
عضو (2008)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
Sep 8

Kur më ra në dorë ky libër me poezitë e Omar Khajamit të përkthyer nga Arben Hysi u habita pasi përkthimi ishte në të folurën e vjetër shkodrane. Arbenin e njoh prej kohësh dhe është nga të përhershmit në veprimtaritë kulturore të "Maison de l’Albanie" në Paris. E dija se ishte një koleksionist i librave të vjetër dhe të zgjedhur, veçanërisht të letërsisë klasike, për më tepër franceze, me autorë që pak dëgjohen sot por që janë pjesë e historisë së let�... See more
Kur më ra në dorë ky libër me poezitë e Omar Khajamit të përkthyer nga Arben Hysi u habita pasi përkthimi ishte në të folurën e vjetër shkodrane. Arbenin e njoh prej kohësh dhe është nga të përhershmit në veprimtaritë kulturore të "Maison de l’Albanie" në Paris. E dija se ishte një koleksionist i librave të vjetër dhe të zgjedhur, veçanërisht të letërsisë klasike, për më tepër franceze, me autorë që pak dëgjohen sot por që janë pjesë e historisë së letërsisë. Madje një ditë më tregonte për një libër të Dekameronit në frëngjisht dhe «numeroté» siç i ka qejf ai, pra në një botim të kufizuar, ndoshta në 100 kopje. Eshtë i apasionuar pas poezisë. Dhe kështu, kureshtar nisa të lexoj «les quatrines» apo «Katërshet» siç e titullon librin, me një fjalë poezi në katër vargje.

Prej vitesh Khajami ka qenë i njohur në Shqipëri veçanërisht nga Noli me vëllimin me poezi të poetit të madh sufi. Në një botim për verërat franceze, ku mes të tjerash shkruaja dhe për poetët dhe vera, kisha vendosur dhe një poezi të Khajamit për verën, krahas Bodlerit, Colette, Apolinerit e shumë të tjerëve. A nuk shkruante Khajami se «Dëgjoj të thonë se ata që adhurojnë verën do të dënohen. Por kjo nuk ka si të jetë e vërtetë. Është një gënjeshtër. Nëse adhuruesit e verës dhe të dashurisë do të shkonin në ferr Parajsa sigurisht do të ishte një vend i zbrazët.»

Kështu përmes shkodranishtes hyra në botën poetike të poetit persian çka në fillim më dukej e habitshme. Për përkthimin e tij, Hysi kishte përdorur një version të një studiuesi gjerman të fillimit të shekullit XX (1914), Friederich Rasen, i cili ishte botuar në frëngjisht. Pra më dukej pak i komplikuar përkthimi i një gjermani, pasi kështu poezitë kishin udhëtuar nga persishtja në frëngjisht dhe tashmë në shkodranishte. Hera e parë që Khajami përkthehet me gjuhën e folur në Shkodër. E megjithatë gjuha e këtij libri duket interesante dhe e figurshme dhe besoj se një shkodran do ta pëlqente dhe lexonte nisur nga nostalgjia e gjuhës me të cilën është rritur… (Për më shumë, ndiqni lidhjen më poshtë)

https://gazetadielli.com/ja-qe-dhe-poezite-e-omer-khajamit-mund-te-lexohen-dhe-ne-shkodranisht/

Marrë nga "Gazeta Dielli", New York, 31 gusht 2024

[Edited at 2024-09-08 13:39 GMT]
Collapse


 


لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى
للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع »


LUAN RAMA: Ja që poezitë e Omar Khajamit mund të lexohen dhe në shkodranisht






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »