Mehmet Elezi - Dritëhije në fjalorët e akademisë: “Dyzet”, pse jo edhe “katërdhjetë”?
ناشر الموضوع: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
كندا
Local time: 08:05
عضو (2008)
أنجليزي إلى ألباني
+ ...
Sep 10

Numrori “katërdhjetë (katërdhetë)”, madje edhe një emër i formuar me të, “katërdhetëkambësh”, ka qenë pasqyruar në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1954.
Përdoret gjerësisht në të folurën e përditshme, del në vepra madhore letrare dhe folklorike: “Ishin katër, po sa për katërdhetë” (Kanuni i Dibrës). “…mezi ka vetëm katërdhjetë vetë…” (Gj. Fishta, Vepra letrare, 9). “Kusha tash katërdhetë vjet e mâ asht te na” (E. Koliqi, Tregtar flamujsh, t
... See more
Numrori “katërdhjetë (katërdhetë)”, madje edhe një emër i formuar me të, “katërdhetëkambësh”, ka qenë pasqyruar në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1954.
Përdoret gjerësisht në të folurën e përditshme, del në vepra madhore letrare dhe folklorike: “Ishin katër, po sa për katërdhetë” (Kanuni i Dibrës). “…mezi ka vetëm katërdhjetë vetë…” (Gj. Fishta, Vepra letrare, 9). “Kusha tash katërdhetë vjet e mâ asht te na” (E. Koliqi, Tregtar flamujsh, tregime).

Në fjalë të urta: “Deri në katërdhetë vjeç mjeshtrat ndërtojnë; mas katërdhetës nisin me çartë” (metaforë për shëndetin e njeriut); “E keqja ec me katërdhetë kamë”; “I get (ngjan) miki mikit katërdhetë vjet përpara” (krahaso “Krushqia ngjan, pa bëhet”); “I zoti i shpisë duhet me i hangër katërdhetë ka(f)shatë ma shumë se miki”; “Ujët si kalon katërdhetë gurë, mund të pihet”.
Në paragjykime: “Llahusa nuk duhet me dalë prej odës (qylerit) për katërdhetë ditë”; “Katërdhetë ditë llohusa e ka vorrin çelë”.

Në barnatime (mjekime) popullore: “Për me u shndoshë prej majasilit (ekzemës) duhet me e hangër çdo ditë ka ni hudër në testull (esëll) katërdhetë ditë rresht”.
Në gjëza: “Asht ni sen me dy shpirta/ duer e kamë katërdhet gishta” (gruaja shtatzanë).
Në shprehje: “U ba vetë i katërdheti” u idhnue shumë, i kërcyen dreqnit (Kumanovë).
Merr pjesë në fjalëformim:
-katërdhetëkambësh. E ka Gazulli për dyzetkëmbësh, shkrapën (kur shtjellon tokës);
-katërdhetë e parë (në kuptimin katërdhjetë e një, dyzet e një). “Në të katërdhetën e të parën ditë me çue…” (Atë Kolë Berishaj, Malsia e Madhe, etnografi).
-katërdhjetedysh, mbiemër, edhe si emër. Për një lloj topi të kalibrit 42. “…mos t’i luejë as topi katërdhjetedysh!” (Gj. Fishta, Vepra letrare, 10).
-të katërdhjetat, emër, vetëm shumës. Dita e dyzetë pas vdekjes; dreka a darka e shtruar me këtë rast…

Për më shumë: https://observerkult.com/mehmet-elezi-dyzet-pse-jo-edhe-katerdhjet/

ObserverKult, 17 gusht 2024
Collapse


 


لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى
للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع »


Mehmet Elezi - Dritëhije në fjalorët e akademisë: “Dyzet”, pse jo edhe “katërdhjetë”?






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »