Përkthimi në pesë gjuhë i poezive të Agollit, përkthyesit dhe redaktorët diskutojnë sfidat ناشر الموضوع: Roland Lelaj
| Roland Lelaj كندا Local time: 08:05 عضو (2008) أنجليزي إلى ألباني + ...
Përkthimi në pesë gjuhë i poezive të Dritëro Agollit solli dhe takimin e përkthyeseve, studiuesve dhe redaktorëve për procesin e përkthimit. Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën u zhvillua takimi mes përkthyesve dhe redaktorëve letrarë (pedagogë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës), të angazhuar në projektin e përkthimit në pesë gjuhë të poezive të tij. Të pranishëm në këtë takim ishin përkthyesit: Manjola Nasi, Evely... See more Përkthimi në pesë gjuhë i poezive të Dritëro Agollit solli dhe takimin e përkthyeseve, studiuesve dhe redaktorëve për procesin e përkthimit. Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën u zhvillua takimi mes përkthyesve dhe redaktorëve letrarë (pedagogë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës), të angazhuar në projektin e përkthimit në pesë gjuhë të poezive të tij. Të pranishëm në këtë takim ishin përkthyesit: Manjola Nasi, Evelyne Noygues, Loreta Shillock, Griselda Doka dhe redaktorët: Rudina Xhillari, Mirela Papa, Marsela Likaj dhe Lorena Dedja. Qendra e Botimeve për Diasporën shprehet se përkthyesit, redaktorët dhe studiuesit diskutuan së bashku për rolin e redaktorit në përkthim dhe marrëdhënien që krijohet mes tij dhe përkthyesit, bashkëpunimi i ndërsjellë i të cilëve shërben në arritjen e një teksti sa më të përsosur në përkthim; për procesin e përkthimit, sfidave që lidhen me stilin, gjuhën e autorit dhe me përcjelljen e frymës së kohës në të cilën janë shkruar. Për këtë takim, Qendra e Botimeve për Diasporën njofton se lidhur me sfidat e përkthimit të poezisë së Dritëroit, u theksua në veçanti vështirësia në ruajtjen e drejtpeshimit mes thjeshtësisë së gjuhës dhe kompleksitetit të përmbajtjes, të përcjelljes së kontekstit specifik shqiptar për një lexues të huaj, të ruajtjes së nuancave të humorit dhe ironisë, apo të ritmit dhe rimës. “Si dhe të referencave kulturore, elementeve të folklorit apo simbolikave të ngulitura në traditën shqiptare”, thuhet nga kjo qendër.
Roli i përkthyesit
Pas takimit të parë të mirëseardhjes së përkthyesve pjesëmarrës në rezidencën “Fan Noli”, u zhvillua dhe ky takim i radhës në ambientet e QBD, për procesin e përkthimit të poezive të shkrimtarit Dritëro Agolli. Takimi u vlerësua gjithashtu si një mundësi e mirë për të vënë në pah rëndësinë e rolit specifik të përkthyesit nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, si dhe të politikave mbështetëse të nevojshme për këtë kategori. Përkthyesit pjesëmarrës për 52 ditë në rezidencën “Fan Noli” të Qendrës së Botimeve për Diasporën janë: Rigels Halili nga Polonia, Eleana Zhako nga Belgjika, Griselda Doka nga Italia, Loreta Shillcok nga Gjermania dhe Evelyne Noygues nga Franca. Gjatë kësaj periudhe përkthyesit në rezidencë në bashkëpunim me redaktorët letrarë do të përmbyllin projektin e përkthimit në 5 gjuhë të përmbledhjes me poezi nga shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli. (Vijon më poshtë)
Nga Julia Vrapi
SotNews, 12 shtator 2024
https://sot.com.al/kultura/perkthimi-ne-pese-gjuhe-i-poezive-te-agollit-perkthyesit-dhe-redaktoret-diskutojne-per-punen-dhe-sfidat-e-perkthimit/ ▲ Collapse | | | لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع » Përkthimi në pesë gjuhë i poezive të Agollit, përkthyesit dhe redaktorët diskutojnë sfidat CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |