Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi ناشر الموضوع: Roland Lelaj
| Roland Lelaj كندا Local time: 08:05 عضو (2008) أنجليزي إلى ألباني + ...
Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.
Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis ... See more Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.
Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis nga:
KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR
- ajo e Pashko Gjeçit (1918–2010) -
Jo me Virgjilin, por me Pashko Gjeçin si udhërrëfyes erdhi Dante në ferrin shqiptar.
Në mes të shtegetisë së kësaj jete
u gjeta në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë rrugën e vërtete.
... nga Shkodra ishte, jetim mbeti dhe ky me nënën dhe dy motrat dhe nisi shkollimin në Kolegjin Saverian dhe, pasi mbyllen shkollat fetare me “Ligjin Ivanaj”, kalon në gjimnazin e Shkodrës. Ka shokë klase ata që do të futeshin burgjeve Arshi Pipën, Lazër Radin, etj. Kolë Ashtën...
Nis të përkthejë nga Dante, Petrarka, Leopardi, etj dhe po shkruante dhe vetë me emrin letrar Surgens. Duke qenë nxënës me rezultate të larta, Ministria e Arsimit i jep një gjysmë burse për të studiuar Letërsi dhe Filozofi në Romë. Diplomohet në vitin 1942 me tezë diplome poetin Ndre Mjeda dhe merr gradën Doktor i Shkencave. Duan ta mbajnë asistent pedagog, por dhe me këshillën e shkrimtarit Ernest Koliqi kthehet që të punojë në atdhe.
Kur vijnë partizanët në pushtet, ishin familjarisht nga Shkodra në Durrës dhe jep lëndën e letërisë në gjimnazin e qytetit ku zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Durrësin. E arrestojnë në vitin 1947 me akuzën se ishte pjesëmarrës në një grup kundër pushtetit të ri dhe e dënojnë me 5 vjet burg… (Vijon më poshtë)
Zemra shqiptare, 07.09.2024
https://www.zemrashqiptare.net/news/65730/visar-zhiti-i-madhi-perkthyesi-yne-i-dantes-pashko-gjeci.html ▲ Collapse | | | لم يتم تعيين مشرف خاص بهذا المنتدى للإبلاغ عن انتهاكات لقواعد الموقع أو الحصول على مساعدة، يرجى الاتصال بـ العاملين في الموقع » Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
| Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |