This site uses cookies.
Some of these cookies are essential to the operation of the site,
while others help to improve your experience by providing insights into how the site is being used.
For more information, please see the ProZ.com privacy policy.
Kongresi famëkeq komunist i drejtshkrimit më 1972 dhe si u eliminua gegërishtja!
ناشر الموضوع: Roland Lelaj
Roland Lelaj كندا Local time: 08:04 عضو (2008) أنجليزي إلى ألباني + ...
Oct 25
I vetmi argument, e vetmja mbrojtje për mosrishikimin e standardit gjuhësor, të vendosun politikisht prej komunistave enveristë në vitin 1972, që sot po përdoret prej të ashtuquejtunve atdhetar të cilët në plan të parë vendosin (gjoja) bashkimin e shqiptarëve ka mbetë akuza e “ndasisë kombëtare të shqiptarëve” me të cilën anatemojnë të tanë ato persona që e çojnë zanin në mbrojtje të gjuhës së nanës, gegnishtes.
Kjo lloj sjellje a asht lajthitje apo dema... See more
I vetmi argument, e vetmja mbrojtje për mosrishikimin e standardit gjuhësor, të vendosun politikisht prej komunistave enveristë në vitin 1972, që sot po përdoret prej të ashtuquejtunve atdhetar të cilët në plan të parë vendosin (gjoja) bashkimin e shqiptarëve ka mbetë akuza e “ndasisë kombëtare të shqiptarëve” me të cilën anatemojnë të tanë ato persona që e çojnë zanin në mbrojtje të gjuhës së nanës, gegnishtes.
Kjo lloj sjellje a asht lajthitje apo demagogji? (Vijon më poshtë)
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Monika Coulson Local time: 06:04 عضو (2001) أنجليزي إلى ألباني + ...
مترجم الموقع
Mendime personale
Oct 25
Ky më sipër është vetëm një opinion personal, mendoj.
Fakti është që shqipfolësit kanë një gjuhë standarde të unifikuar, e cila mësohet në shkollë, dhe është mësuar në shkollë brez pas brezi.
Unë kam qenë mësuese në Shqipëri dhe u kam mësuar nxënësve gjuhën standarde shqipe. Vërtet që është e anuar më shumë nga dialekti tosk sesa ai geg, por në fund të fundit, është gjuhë e unifikuar. Shumë gjëra ndodhën gjatë epokës së padëshiruar t�... See more
Ky më sipër është vetëm një opinion personal, mendoj.
Fakti është që shqipfolësit kanë një gjuhë standarde të unifikuar, e cila mësohet në shkollë, dhe është mësuar në shkollë brez pas brezi.
Unë kam qenë mësuese në Shqipëri dhe u kam mësuar nxënësve gjuhën standarde shqipe. Vërtet që është e anuar më shumë nga dialekti tosk sesa ai geg, por në fund të fundit, është gjuhë e unifikuar. Shumë gjëra ndodhën gjatë epokës së padëshiruar të komunizmit, por jo të gjitha (gjuha standarde e unifikuar) duhen shkatërruar tani.
Mendimi im të paktën.
Kalofshi bukur, Roland! Paçi një fundjavë të mrekullueshme! ▲ Collapse
Roland Lelaj
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Roland Lelaj كندا Local time: 08:04 عضو (2008) أنجليزي إلى ألباني + ...
بادئ الموضوع
Mungesa e gegnishtes…
Oct 25
Përshëndetje Monika,
Në përgjithësi unë jam në një mendje me ju. Edhe une jam lindur e rritur në Tiranë ku kemi mësuar e komunikuar në gjuhën e unifikuar shqipe që eshtë e mrekullueshme.
Me origjinë jam nga jugu i Shqipërisë andaj edhe toskërishtja është familjare për mua. Megjithatë, mendoj se në realitetin shqiptar ka një boshllëk në kurriz të gegërishtes, i cili mendoj se duhet të plotësohet si në arsimin fillor e të mesëm ashtu edhe në le... See more
Përshëndetje Monika,
Në përgjithësi unë jam në një mendje me ju. Edhe une jam lindur e rritur në Tiranë ku kemi mësuar e komunikuar në gjuhën e unifikuar shqipe që eshtë e mrekullueshme.
Me origjinë jam nga jugu i Shqipërisë andaj edhe toskërishtja është familjare për mua. Megjithatë, mendoj se në realitetin shqiptar ka një boshllëk në kurriz të gegërishtes, i cili mendoj se duhet të plotësohet si në arsimin fillor e të mesëm ashtu edhe në letërsinë dhe artin bashkëkohor.
Duhet të kujtojmë se shumë kryevepra të letërsisë shqiptare vijnë nga viset e Veriut të Shqipërisë apo nga Kosova e Mali i Zi e duke njohur gegërishten ato kuptohen, vlerësohen e promovohen më tej në mbarë shoqërinë shqiptare. Kësisoj edhe unifikimi i shqipes dhe i shqiptarëve bëhet në mënyrë më natyrale dhe të frytshme. Nuk jam aspak për shkatërrimin, por për rindërtimin mbi ato që kemi tashmë të gatshme e të sprovuara nga koha.
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.